Guimaraes: Arsenal është i jashtëzakonshëm dhe do të vazhdojë të ruajë ritmin për titullin

9 Nëntor 2026
11:20
Telesport
back button

Bruno Guimaraes e vlerësoi Arsenal si një ekip të jashtëzakonshëm, pasi “topçinjtë” thelluan avantazhin ndaj rivalëve në krye të Premier League. “Ishte një ndeshje e vështirë ndaj Hull City, por shifrat e këtij ekipi janë mbresëlënëse,” u shpreh mesfushori brazilian.

“Jam i lumtur për veten dhe për ekipin. Do të vazhdojmë kështu. Kemi qenë të jashtëzakonshëm deri më tani“, shtoi Guimaraes. I vetmi hap fals në ecurinë e Arsenal në kampionat ishte humbja 3-0 ndaj Brighton në muajin shtator, ndjekësi më i afërt në renditje.

“Mesazhi ishte i qartë. Herën e fundit që patëm një ndërprerje, humbëm ndaj Brighton në një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit tonë. Qëllimi këtë herë ishte ta mbyllnim këtë periudhë në mënyrën më të mirë dhe të shkonim te kombëtaret tanë të lumtur“, shtoi Guimaraes.

Trajneri Mikel Arteta beson se lojtari i afruar gjatë verës nga po fillon të shfaqë vlerat e tij të vërteta: “Ai është përmirësuar ndjeshëm, ka pasur një ndikim të madh dhe po arrin nivele vërtet të larta, por mund ta çojmë akoma më lart,” tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit