Grabitja e 2 bankave dhe trafiku i drogës në Rinas, Policia e Tiranës jep detaje: Në pranga autorët
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Oliger Torba këtë të hënë ka dalë në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje lidhur me operacionet e zhvilluara në një bankë dhe një rast të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.
Torba bën me dije se autori i vjedhjes në dy filiale bankare është vënë në pranga dhe janë sekuestruar 8 200 euro, veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale dhe 2 aparate celularë. Më tej ai thekson se një operacion tjetër të zhvilluar në aeroportin e Rinasit janë vënë në pranga 3 persona.
Gjatë kontrollit, në një valixhe u gjetën dy paketime me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis sativa. Pronari i dyshuar i valixhes një 51-vjeçar grek ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes.
Policia bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në rrugën e Durrësit, ku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjithashtu, dje u kapën dhe u ndaluan 3 të rinjtë ndaj të cilëve ishte caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Fjala e plotë:
Sot jemi këtu për t’ju informuar mbi rezultatet e punës hetimore të Policisë së Tiranës, për zbardhjen e dy vjedhjeve me armë në dy filiale bankare, si dhe goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.
Pavarësisht angazhimit intensiv të strukturave të Policisë gjatë protestave, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale ka vijuar pa ndërprerje.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.
Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan ; 8 200 euro, Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale dhe 2 aparate celularë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fly”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe autoritetet doganore, bazuar në informacionet e siguruara ushtruan kontroll në bagazhet e pasagjerëve të linjës ajrore Athinë–Rinas.
Gjatë kontrollit, në një valixhe u gjetën dy paketime me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis sativa.
Pas veprimeve intensive hetimore u identifikua poseduesi i dyshuar i valixhes, shtetasi grek M. P., 51 vjeç, i cili ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes.
Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në rrugën e Durrësit, ku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, dje, nga Strukturat hetimore, u kapën dhe u ndaluan 3 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg” konkretisht;
– O.K. 29 vjeç
– G.S. 28 vjeç
– S.H. 20 vjeç
Të nderuar qytetarë! Policia e Tiranës mbetet maksimalisht e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale.
Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Policia arreston të dyshuarin për grabitjen e bankës në Komunën e Parisit
Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë
Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 150 vite burg për 6 të pandehurit dhe 8 vite për të penduarin Luftar Reçi
- 11:36 Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Policia arreston të dyshuarin për grabitjen e bankës në Komunën e Parisit
- 11:30 Finlanda paralajmëron: Prania detare ruse në Detin Baltik mund të ketë arritur kulmin
- 11:13 Shpërthim i madh në një fabrikë hekuri dhe çeliku në Turqi, tymi i zi mbulon zonën (VIDEO)
- 11:11 Pekini hedh poshtë akuzat për spiunazh kundër kreut të Nvidia-s: Të pabazuara dhe shpifje
- 11:05 Ukraina nën sulme, Trump sinjalizon ndryshime territoriale
- 11:04 Raporti i OKB-së: Viti 2026 drejt renditjes mes katër më të nxehtëve në histori prej fenomenit El Niño