Policia e Tiranës ka dhënë detaje për arrestimin e 50-vjeçarit, Robert Duka, i dyshuar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë, javën e kaluar në Tiranë. Sipas policisë, ky person është i dyshuar dhe për një grabitje të ndodhur më 2 qershor.
” Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.
Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan ;
– 8 200 euro,
– Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale
– 2 aparate celularë.Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve”, theksoi policia.
Gjatë një konference për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Oliger Torba tha se në një operacion tjetër, në aeroportin eRinasit u zbulua një valixhe me dypaketime me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa në pranga ra një shtetasgrek 51-vjeçar, i cili ishte larguar ngaaeroporti pas mbërritjes.
Ai u lokalizua dhe u arrestua në rrugën eDurrësit për trafikim narkotikësh, ndërsalënda narkotike u sekuestrua si provëmateriale. Gjithashtu, policia arrestoiedhe tre shtetas të tjerë, 29, 28 dhe 20vjeç, ndaj të cilëve ishte caktuar masa esigurisë “Arrest me burg”.

