Qarkullimi i trenave në Kosovë është ndërprerë që prej orës 08:00 të së hënës, për shkak të grevës së punonjësve të ndërmarrjes publike “Infrakos”. Greva përfshin të gjithë territorin e Kosovës dhe ka pezulluar edhe linjën Prishtinë–Pejë dhe anasjelltas. Shkak janë bërë kërkesat e punonjëvsë, të cilët kërkojnë indeksimin e pagave, rritjen e pagesës për ushqim dhe përmirësimin e kushteve e sigurisë në punë. Sipas sindikatës, kompensimi aktual prej 2.5 eurosh për ushqim është i pamjaftueshëm për punonjësit që kryejnë turne tetëorëshe.