Ne videon që publikojmë duket momenti kur Robert Duka largohet i qetë me monopatinën e tij, pasi kishte grabitur 60 mijë euro nga banka në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Në pamjet e siguruara nga Syriu tv, shihet momenti kur 50-vjeçari largohet me monopatinën e tij, ndërsa në kokë mban një kokore.
Autori i dyshuar i kësaj grabitjeje është vënë në pranga ditën e sotme, një javë pas ngjarjes.
Njoftimi:
Sot jemi këtu për t’ju informuar mbi rezultatet e punës hetimore të Policisë së Tiranës, për zbardhjen e dy vjedhjeve me armë në dy filiale bankare, si dhe goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.
Pavarësisht angazhimit intensiv të strukturave të Policisë gjatë protestave, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale ka vijuar pa ndërprerje.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.
Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan ;
- 8 200 euro,
- Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale
- 2 aparate celularë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.
© SYRI.net