Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Finlandës, e programuar për t'u luajtur më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”.
Gardiani kuqezi theksoi se nuk e konsideron këtë përballje si një ndeshje revanshi për atë që ndodhi në takimin e parë, por nënvizoi rëndësinë e marrjes së tri pikëve.
Sipas tij, Shqipëria e ka fatin në duart e veta dhe mbështetja e tifozëve do të jetë vendimtare.
“Nuk është revansh, secila ndeshje ka historinë e vet. Për ne është shumë e rëndësishme që t'i kemi tifozët afër”, u shpreh Berisha.
Ai u rikthye edhe tek episodi i kartonit në ndeshjen e parë në Finlandë, duke pranuar se ai moment ndryshoi rrjedhën e takimit dhe e vështirësoi situatën për kuqezinjtë.
“Gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen prapa. Ishte një moment ku ndryshoi rrjedha e lojës. Nëse ai moment do të kalohej, ndeshja ishte nën kontrollin tonë”, shpjegoi portieri.
Berisha kërkoi që skuadra të përqendrohet vetëm te sfida e radhës, duke paralajmëruar se Finlanda nuk duhet nënvlerësuar.
“Kemi marrë një mësim në ndeshjen e fundit. Nuk duhet të nënvlerësohet asnjë kundërshtar, aq më pak Finlanda. Kemi lojtarë me kualitet dhe dëshira jonë është të dalim sa më mirë”, deklaroi ai.
Portieri foli gjithashtu për formën e tij, duke shprehur dëshirën për të vijuar paraqitjet pozitive edhe me fanellën kuqezi. Në fund, i pyetur për çështjen e Kapriles, Berisha tha se nuk kishte informacion për këtë situatë.
© SYRI.net
“Nuk mund të shkruaja një histori më të bukur”, Fisnik Asllani emocionon me golin e parë në Bundesligë
Makth për skuadrën e NBA-së/ Bllokohet mbi 24 orë në Meksikë, problemet me avionin rrezikojnë...
Yamal thyen rekordin e Messit, shkruan histori në La Liga në moshën 19-vjeçare!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: