Një person i armatosur, i dyshuar për vrasjen e gjashtë personave në qendër të Krakovit, si dhe të prindërve dhe motrës së tij në shtëpinë e tyre, ka vdekur në spital, bën të ditur policia polake. 24-vjeçari, i cili sipas zyrtarëve dyshohet se është frymëzuar nga "ideologjitë e së djathtës ekstreme", mbeti i plagosur pasi hapi zjarr në qendër të Krakovit, qyteti i dytë më i madh në Poloni, të shtunën. Zyrtarë të armatosur mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me të dyshuarin. Ai u qëllua brenda tre minutash nga fillimi i sulmit, gjë që parandaloi një masakër akoma më të madhe, thanë zyrtarët. Policia e Krakovit njoftoi se i dyshuari për sulmin vdiq herët në mëngjesin e së hënës.