G7-ta mblidhet në Francë, konflikti në Iran, Liban dhe Ukrainë mbeten çështjet kryesore për diskutim
G7 mblidhet sot ditën e hënë në Paris. Fokusi është te lufta në Ukrainë dhe konflikti me Iranin në krahun tjetër. Në takim marrin pjesë të gjithë Ministrat e Jashtëm të vendeve që bëjnë pjesë në Grupin Shtatë.
Kjo mbledhje është një shans i mirë për aleatët e SHBA-ve për të vlerësuar nëse zgjedhjet e mesmandatit do të ndikojnënë marrëdhëniet e Trump në arenën ndërkombëtare.
Në takimin që do të zgjasë 2 ditë pritet të marrin pjesë ministrat e këtyre vendeve: Kandasë, Gjermansië, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Japonisë, pa harruar dhe përfaqësuesit e BE-së. Në disa prej komisioneve të posaçme janë ftuar delegacion dhe nga vendet aziatike apo afrikane si për shembull nga Egjipti apo Arabia Saudite.
Diskutime të posaçme do të foksuohen dhe për situatën në Liban. Konflikti me Iranin mbetet çështja më e nxehtë e diskutimeve në tavolinë.




