Federata e Futbollit të Kosovës ka bindur edhe dy futbollistë të rinj që ta përfaqësojnë vendin.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Lamar Rama dhe anësorin e djathtë Florent Krasniqi, të cilët po spikasin në ekipet e grupmoshave të Bayern Munichut.
Të lidhura
None found
Të dy janë grumbulluar për herë të parë nga Kosova U17. Përzgjedhësi Fadil Berisha i ka përfshirë në skuadër për tri sfidat e vështira që zhvillohen më vonë gjatë këtij muaji.
Lista e plotë e Kosovës për këto ndeshje:
Kush janë Lamar Rama dhe Florent Krasniqi?
Këtë edicion, Lamar Rama është paraqitur gjashtë herë me ekipin U17 të Bayern Munichut në DFB Youth League.
Mbrojtësi ka edhe dy vite kontratë me klubin gjerman. Nëse paraqitjet e tij bindin, ai mund të ngjitet në ekipin U19, ku luajnë edhe Erblin Osmani dhe Yll Gashi.
Florent Krasniqi është një tjetër afrim i rëndësishëm, pasi anësori është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Bayernit.
Në 11 ndeshje të zhvilluara në U17 DFB Youth League, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë një asistim.
Kosova do të ndeshet me Belgjikën, Kroacinë dhe Letoninë në kualifikueset e Kampionatit Evropian U17.






