5 të vdekur në Gaza, pas shembjes së argjinaturës mbi çadrat e banimit nga shirat e rrëmbyeshëm

9 Nëntor 2026 | 11:41

Pesë persona humbën jetën në Gazën Qendrore, pasi tendat e vendosura pranë një grumbulli të ngritur dheu u shembën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të shkaktuara nga stuhia.

 “Një argjinaturë me rërë u shemb mbi tendat që strehonin njerëz të zhvendosur në një qendër strehimi në jug të Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës”, tha Mahmud Bassal, zëdhënës i mbrojtjes civile të Gazës.

“Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për persona të zhdukur”, tha ai. Një video që qarkullon në mediat sociale tregon dhjetëra burra në vendngjarje, disa duke u përpjekur të ngrinin një pllakë të madhe guri ndërsa të tjerë gërmonin poshtë saj me lopata.

Agjencia i paralajmëroi më tej “njerëzit e zhvendosur të mos ngrinin tenda ose të qëndronin pranë masave të rërës dhe kodrave të ngritura të tokës, veçanërisht gjatë periudhave të reshjeve, pasi këto përbëjnë një kërcënim real për jetën e tyre” dhe u bëri thirrje organizatave humanitare të sigurojnë pajisjet e nevojshme.

Mijëra persona të zhvendosur u përballën me përmbytjen e tendave të tyre nga shiu i rrëmbyeshëm i së shtunës, duke i lënë pa strehë në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Në një deklaratë, zyra qeveritare e medias e drejtuar nga Hamasi tha se rreth “70,000 tenda që strehonin dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur u përmbytën në ditën e parë” të shirave.

Gjithashtu vuri në dukje “shembjen e dhjetëra mureve dhe çative të çara, të cilat shkaktuan lëndime”, disa prej të cilave në gjendje kritike, në zona të ndryshme të territorit të vogël.

Gjatë fundjavës, qindra familje të zhvendosura filluan të largoheshin nga kampet në pjesë të Qytetit të Gazës dhe pjesë të tjera të territorit, pasi përmbytjet shkatërruan strehimoret e tyre.

Një armëpushim i brishtë hyri në fuqi në Gaza më 10 tetor 2025, pas dy vitesh lufte që shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të kryer nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Lufta la pjesën më të madhe të popullsisë të zhvendosur dhe shpesh të jetonte në tenda ose strehimore të tjera të improvizuara, ndërsa bombat shkatërruan sipërfaqe të mëdha të territorit.

Ushtria izraelite vazhdon sulmet ajrore dhe operacionet tokësore pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finlanda paralajmëron: Prania detare ruse në Detin Baltik mund të ketë arritur kulmin

Rusia mund të ketë arritur kufijtë e pranisë së saj detare në kohë paqeje në Detin Baltik, ndërsa patrullimet e shtuara të NATO-s duket se...
11:30 | 09/11/2026

Shpërthim i madh në një fabrikë hekuri dhe çeliku në Turqi, tymi i zi mbulon zonën (VIDEO)

Një shpërthim në një fabrikë hekuri dhe çeliku u regjistrua të hënën në Izmir të Turqisë. Pas shpërthimit shpërtheu një zjarr i madh, ndërsa në...
11:13 | 09/11/2026

Pekini hedh poshtë akuzat për spiunazh kundër kreut të Nvidia-s: Të pabazuara dhe shpifje

Pekini të hënën i hodhi poshtë akuzat për një komplot spiunazhi kinez që synonte CEO-n e Nvidia-s, Jensen Huang, si “të pabazuara” dhe “asgjë tjetër...
11:11 | 09/11/2026