Robert Duka, alias Albert Duka, 50-vjeçari i arrestuar për vjedhjen e 2 nëntorit të një banke te “Komuna e Parisit” është identifikuar nga blutë e Tiranës si autor i një tjetër vjedhjeje me armë, në qershor.
Ai hyri i maskuar me skafandër e kaskë në bankë, por policia e identifikoi përmes teknologjisë. Dukës iu sekuestruan 8200 euro, veshjet dhe 2 celularë.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R.D., alias A.D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.
Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan;
– 8 200 euro,
– Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale
– 2 aparate celularë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve, tha drejtuesi i Policisë Tiranë, Oliger Torba.