Asllani dhe Gruda përzgjidhen në formacionin e javës në Bundesligë

Sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda janë përfshirë mes futbollistëve më të mirë të javës së fundit në Bundesligën gjermane.

Në formacionin e xhiros së nëntë, të publikuar nga “Kicker”, bëjnë pjesë edhe përfaqësuesi i Hoffenheimit dhe lojtari i Leipzigut.

Të lidhura

None found

Paraqitjet e tyre të mira ndihmuan skuadrat përkatëse të merrnin fitore të rëndësishme para pushimit për ndeshjet ndërkombëtare.

Hoffenheimi mposhti Schalken 2:1 në shtëpi, kurse Leipzigu fitoi 5:2 ndaj Augsburgut. Takimi i Leipzigut u zhvillua të shtunën, ndërsa ai i Hoffenheimit të dielën.

Asllani realizoi një gol dhe dha një asistim në suksesin e ngushtë të Hoffenheimit. Gruda, nga ana tjetër, regjistroi dy asistime në fitoren e thellë të Leipzigut.

Kjo është hera e parë këtë sezon që të dy futbollistët shqiptarë përzgjidhen në ekipin më të mirë të një xhiroje në Bundesligë.

Asllani është thirrur nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve, ndërsa Gruda do t’i bashkohet Gjermanisë për grumbullimin e nëntorit.


Shtuar më 9.11.2026 11:48

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary