Shehu: Ja çfarë ka ndryshuar Maran te kombëtarja, duam ta mbyllim në krye të grupit

9 Nëntor 2026
11:47
Alfred Lleshi
back button

Ka nisur sot grumbullimi për dy ndeshjet përmbyllëse të Ligës së Kombeve, në të cilat Shqipëria do të përballet me Finlandën dhe Bjellorusinë. Sfida e parë e 12 nëntorit do të luhet në “Arena Kombëtare”, ndërsa ajo e tri ditëve më pas, ndaj bjellorusëve, në fushë asnjanëse dhe pa tifozë, në Hungari. Sot, në konferencë për shtyp dolën dy lojtarë kuqezinj, portieri Etrit Berisha dhe mesfushori Julian Shehu. Ky i fundit iu përgjigj gazetarëve:

Duke pasur parasysh mënyrën e lojës së Maran, mesfusha ka ndryshuar…
Unë mendoj se mënyra si po luan ekipi, më ofensiv, ka dhënë frytet e veta. E rëndësishme është të ndihemi mirë dhe të respektojmë detyrat që na jep trajneri.

Kemi dy përballjet e fundit në grup, si fillim presim Finlandën. Sa vështirë është të ruhet kryesimi?
Unë besoj se çdo ndeshje ka vështirësinë e vet. Duhet të japim maksimumin. Presioni është pjesë e lojës, jemi profesionistë dhe të dimë si ta përballojmë. Të bëjmë lojën e duhur për të marrë rezultatin maksimal. Patjetër që është objektiv të jemi në krye të grupit.

Finlanda, a mendoni se këtë herë do të jetë ndeshje ndryshe nga ajo në Helsinki?
I vetmi ndryshim është se luajmë në shtëpi. Suporti i tifozëve është shtysë e madhe për ne që të marrim maksimumin nga kjo ndeshje.

Çfarë detyrash keni ndryshe nga Maran? Si është gjendja në skuadër?
Besoj se detyrat kanë ndryshuar për të gjithë ekipin. Këshilla e Maran është të bëjmë presion më tepër. Patjetër që jemi gati të marrim maksimumin në këto dy sfida.

Ishit titullar me Sylvinhon, tani ka ndryshuar situata me ardhjen e Maran…
Këto janë zgjedhje që i bën trajneri. Për aq kohë sa je në ekipin kombëtar, duhet të japësh maksimumin. Sa herë jemi në fushë do të bëjmë maksimumin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit