Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, foli për mediat pasi doli nga Gjykata e Posaçme, në të cilën ishte i thirrur për çështjen e ish-klubit ‘Partizani’.
I pyetur nëse ka pasur diskutime për këtë çështje me ndonjë nga pronarët e tokës, Mediu tha se nuk ka pasur asnjë gjë të tillë. Madje ai tha se ka vazhduar një procedurë që ishte nisur nga qeveria e mëparshme socialiste.
“E kam dhënë përgjigjen, absolutisht jo asnjëherë të vetme nuk kam pasur një diskutim asnjëherë të vetme për këtë gjë me asnjë pronar.
Madje ka një ankim të pronarëve rreth fundit të vitit 2006 drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes se procesi po shkonte drejt privatizimit nga Klubi Partizani dhe jo nga pronarët që binte ndesh me ligjet e kohës.
Dhe ky ka qenë debati që është bërë në atë kohë.
Por në praktikën e punës së qeverive ka një vazhdueshmëri. Nuk mundet që një kërkesë që është bërë nga një qeveri pararendëse të injorohet nga ministri që vjen.
Dhe unë kam zbatuar detyrën ligjore për të ecur në procedurën e nisur më parë,” tha Mediu.
Më tej ai tha se prokuroria vetë duhej të sillte praktikën, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Ministri i Mbrojtjes, kur është çështje ushtarake ia adreson strukturave ushtarake, kur është çështje civile, ia adreson Sekretarit të Përgjithshëm. Kjo ka qenë praktika të paktën në kohën time.
Dhe pastaj përpunohet qëndrimi i Ministrit të Mbrojtjes, e cila siglohet. Sipas rregullores së Ministrisë së Mbrojtjes, përmbajtja e një materiali të tillë nuk është përgjegjësi e Ministrit të Mbrojtjes, por e atyre që e kanë propozuar dhe përpiluar atë shkresë.
Të vish sot pas 20 vitesh dhe të thuash se çfarë është praktika, prokuroria duhej të sillte të gjithë praktikën. Në qoftë se nuk e ka këtë praktikë, unë nuk mund ta kem,” tha Mediu.
© SYRI.net
Projektbuxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, Himçi: Miliarda për infrastrukturën, por ku janë rezultatet për qytetarët?
Investimi më i madh shqiptar jashtë/ Samir Mane ble ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut, në operacion përfshihet Raiffeisen e Austrisë
Zhupa: Rama po e kthen trashëgiminë kulturore në skemë biznesi, rrezikohen pronat e banorëve në Berat e Gjirokastër