Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dëshmoi të hënën në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të bashkëpandehurve të dosjes “Partizani”.
Mediu tha se Sport Klub Partizani nuk kishte qenë pjesë e interesit të tij si ministër i Mbrojtjes.
“Ministri është autoritet politik, nuk do çdo varësi. Ne ishim të angazhuar maksimalisht për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ministria e Mbrojtjes nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për Sport Klub Partizanin. Fillimi i procesit të privatizimit u bë me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë të qeverisë së PS“, tha Mediu.