Hoeness zbulon të ardhmen e Kompany: Ja kur do të rikthehet në stolin e Bayern

9 Nëntor 2026
11:59
Telesport
back button

Uli Hoeness, presidenti i nderit i Bayern Munich, ka folur për gjendjen shëndetësore të trajnerit Vincent Kompany, që mungon prej më shumë se dy javësh për shkak të një problemi shëndetësor që lidhet me meningjitin.

“Jemi shumë të shqetësuar, megjithëse nuk besoj se është diçka tepër serioze. Mendoj se gjithçka nisi si një formë e rëndë gripi, e cila më pas u shndërrua në meningjit. Është një gjendje që mund të trajtohet“, tha Hoeness.

Presidenti i nderit theksoi gjithashtu ngarkesën e madhe të punës së trajnerit belg: “Ai është nën një stres të madh. Punon dymbëdhjetë orë në ditë, gjashtë ditë në javë.”

Në fund, Hoeness dha edhe një parashikim lidhur me rikthimin e Kompany në stolin e bavarezëve: “Pas ndërprerjes për ndeshjet ndërkombëtare, pas dy ose tri javësh pushim, ai do të kthehet në stol.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit