Monday, November 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Veliajt i përkeqësohet gjendja e këmbës, Ndreca i kërkon urgjentisht Burgjeve dokumentacionin mjekësor: Situata nuk pret!

Editor by Editor
November 9, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Veliajt i përkeqësohet gjendja e këmbës, Ndreca i kërkon urgjentisht Burgjeve dokumentacionin mjekësor: Situata nuk pret!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca i është drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, ku i ka kërkuar dokumentacionin mjekësor të Erion Veliajt për ndërhyrjen e nevojshme në këmbë të këtij të fundit. Në kërkesën e paraqitur nga Ndreca është theksuar se gjendja e këmbës së tij kërkon një vendimmarrje të menjëhershme lidhur me ndërhyrjen.

Ai është shprehur se gjendja shëndetësore e Veliajt, nuk mund të presë deri ditën e hënë dhe as t’u nënshtrohet afateve të zakonshme administrative. Më tej, ai ka thënë se ekzaminimet janë kërkuar që prej një muaji, por u kryen vetëm më 7 nëntor kur u konstatua se nevojitet ndërhyrja.

“Kërkesa ime është vetëm një: të më vini menjëherë në dispozicion dokumentacionin mjekësor të klientit tim, z. Erion Veliaj, përfshirë raportin e mjekut ortoped të Spitalit Memorial Fier, rezultatet dhe imazhet e ekzaminimeve të kryera, diagnozën dhe rekomandimet për ndërhyrjen kirurgjikale”, cilësohet në kërkesën e Ndrecës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është zhvendosur nga Burgu i Fierit në sektorin spitalor që gjendet në të njëjtin burg nga sektori A i paraburgimit. Zhvendosja e Veliajt është kryer pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe pas ankesave të kryebashkiakut që pretendon se nuk u vlerësua gjendja e tij shëndetësore. Pak kohë më parë, gjatë periudhës kur Veliaj mbahej në paraburgimin e Durrësit, ai kishte pësuar dëmtime në këmbë, dhe në kohën kur u transferua në burgun e Fierit, u shpreh se nuk i ishte marrë parasysh gjendja e tij shëndetësore.

Previous Post

Arrestohet vëllai i ish-kryeministrit të Hungarisë, akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al