Berisha: ‘Albanian File’ është dosja më kriminale në Evropë, Rama e trajtoi vendin si pronë personale

12:25, 09/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘‘Albanian File’ është dosja më kriminale në Evropë’. Kështu deklaroi kreu demokrat Berisha gjatë një konference shtypi. ‘Rama e trajtoi vendin si pronë personale, zonat më të bukura të Shqipërisë iu shitën drogës’, tha ai

Berisha: ‘Albanian File’ është një nga dosjet më kriminale në tërë historinë e Evropës.

‘Albanian File’ është dosja që dëshmon se zonat më të bukura turistike panoramike piktoreske, peizazhet më magjike të vendit në bregdet, në kodrat, malet, luginat, majat e këtij vendi i janë shitur drogës, drogës dhe vetëm drogës.

Kurrë ndonjëherë një kryeministër nuk ka guxuar të trajtojë territorin e vendit të tij si pronën personale të veten, duke shkelur Kushtetutën, ligjet e pronësisë dhe urbanistikën e vendit.

‘Albanian File’ është dosja që mund të quhet ndryshe Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës.

‘Albanian File’ apo ‘Libri i Kuq’ ose ‘Dosja Shqiptare’ mund të ketë titull tjetër Padrinoja Miliarder.

‘Albanian File’ mund të ketë titull tjetër ‘Shqipëria në Kthetrat e Karteleve dhe Mafies më të Rrezikshme të Evropës dhe Botës’.

Apo mund të quhet ‘Kushtetuta Urbanistike e Parë e Narkoshtetit të Parë dhe të Vetëm në Evropë’.

‘Albanian File’ ose ‘Libri i Kuq i Padrinos’, i cili është denoncuar muaj më parë së pari nga gazetarë guximtarë dhe më pas është denoncuar nga PD në këtë sallë, në parlament dhe kudo, përmbledh edhe njëherë për rikujtesë 523 projekte, për të cilat nuk ekziston as edhe një kusht i vetëm ligjor i respektuar, qoftë në rrafshin e pronësisë, qoftë në rrafshin e mjedisit, qoftë në rrafshin urbanistik dhe në asnjë rrafsh tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco