Tragjedi në veri të Kinës, zjarri përfshin ndërtesën shumëkatëshe dhe merr 14 jetë

Flakët përfshinë disa kate të ndërtesës, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa ekipet e emergjencës u angazhuan për shpëtimin e banorëve.

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin Taiyuan, në veri të Kinës, ka shkaktuar të paktën 14 viktima dhe dhjetëra të lënduar.

Sipas raportimeve të Ruters, zjarri shpërtheu të dielën pasdite në një kompleks banimi dhe biznesi, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në disa kate të ndërtesës.

Si pasojë e incidentit, 38 persona u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të publikuara, 25 prej tyre vazhdonin të merrnin trajtim edhe të hënën, ndërsa nëntë persona ndodheshin në gjendje të rëndë.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencës ndërhynë në vendngjarje, duke arritur ta vënë zjarrin nën kontroll pas rreth dy orësh. Operacionet e shpëtimit përfunduan gjatë mbrëmjes së së dielës.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kineze kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika