E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 51 minuta më parë
Kronikë

SPAK rëndon pozitën e Vlora Hysenit, ish-drejtuesja e SHISH përballet edhe me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave

Prokuroria e Posaçme ka shtuar akuzat ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror. Kjo është bërë e ditur në vendimin e zbardhur të Apelit për lënien në fuqi të arrestit në shtëpi për Vlora Hysenin.

Sipas shkallës së dytë të gjyqësorit, thelbësor në vijimin e masës është edhe hetimi i Prokurorisë së Posaçme për korrupsion dhe pastrim parash. Kjo përbën një arsye për t’i mohuar lirinë, duke marrë në konsideratë se, nëse ajo lihet në një masë më të butë sigurie, mund të ndikojë në hetim dhe në prishjen e provave.

Një tjetër arsye është intimidimi i mundshëm i dëshmitarëve. Të gjitha këto lidhen me pushtetin që buron nga detyra e saj e mëparshme si drejtuese e Shërbimit Informativ Shqiptar.

Tashmë, pozita ligjore e Vlora Hysenit është rënduar ndjeshëm. Ndaj saj rëndojnë në total katër akuza: nxjerrja e sekretit shtetëror, përkrahja e autorit të krimit, që lidhen me të arrestuarin Ergys Agasi, si dhe korrupsioni dhe pastrimi i parave.

Reklamë

Ishte zbërthimi i aparatit telefonik të Agasit që zbuloi komunikimet e shpeshta mes tij dhe Hysenit, edhe gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

Provat dokumentojnë një marrëdhënie të afërt mes tyre, me gjithsej 508 komunikime, përmes thirrjeve telefonike, videotelefonatave, mesazheve dhe fotove, përgjatë periudhës nga 28 qershori deri më 26 gusht 2026, ditën kur Agasi u vu në pranga.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.