SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin

9 Nëntor 2026 | 12:51

SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Në konkluzionet përfundimtare, prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që dënimi me burg të konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Kjo do të thotë se, nëse gjykata pranon kërkesën e SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës nuk do ta vuajë dënimin në burg, por do t’i nënshtrohet shërbimit të provës për një periudhë katërvjeçare.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë dhe do të vendosë përfundimisht për çështjen.

Benet Beci prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Policia arreston të dyshuarin për grabitjen e bankës në Komunën e Parisit

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Demo thekson se maskimi dhe largimi nga vendngjarja nuk mund ta shmangin përgjegjësinë përpara ligjit, duke vënë në...
11:36 | 09/11/2026

Grabitja e 2 bankave dhe trafiku i drogës në Rinas, Policia e Tiranës jep detaje: Në pranga autorët

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Oliger Torba këtë të hënë ka dalë në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje lidhur me...
11:34 | 09/11/2026

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Meteorologu i MetoAlb, Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews me Esmeralda Mulaj, bëri parashikimin e motit, duke theksuar se e gjithë kjo...
10:42 | 09/11/2026