Reforma territoriale nis fazën e dytë pa opozitën, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet komisionit

9 Nëntor 2026 | 13:21

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale ka nisur këtë të hënë fazën e dytë të punës, por pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës.

Partia Demokratike ka paralajmëruar bojkotimin e procesit, ndërsa mazhoranca i ka bërë thirrje të ndryshojë qëndrim dhe të bëhet pjesë e diskutimeve për riorganizimin e pushtetit vendor.

Në mbledhjen e kësaj të hëne, komisioni u konstituua zyrtarisht nën drejtimin e deputetit socialist Arbjan Mazniku. Ky i fundit u bëri thirrje demokratëve që të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre dhe të marrin pjesë në punën e komisionit.

Mazniku theksoi se përfundimi i reformës nuk mund të kufizohet vetëm në ndryshimet e trajtuara gjatë fazës së parë, pasi procesi duhet të përfshijë edhe elemente të tjera të organizimit administrativo-territorial të vendit.

Ai e cilësoi përfshirjen e opozitës të rëndësishme për vijimin e punës, duke nënvizuar se komisioni synon të zhvillojë një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës.

“Ftoj opozitën të prezantojë në seancë anëtarët e saj. Kjo është një ftesë e hapur për frymën se si ky komision synon të vijojë punën, në mënyrë të hapur e gjithëpërfshirëse. Kjo detyrë e komisionit është kritike, pasi i jep thelb dhe përmbajtje punës që bëmë në fazën e parë, pasi reforma do të quhej e paplotë pa u plotësuar me elementët e tjerë”, u shpreh Mazniku.

Nga Partia Socialiste, në përbërje të komisionit janë deputetët Blendi Klosi, Briseida Çakërri, Besa Spaho, Ermal Pacaj, Onid Bejleri, Aulona Bylykbashi, Klevis Jahaj dhe Ermal Elezi.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Partia Demokratike do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së mazhorancës dhe do të bëhet pjesë e diskutimeve për reformën territoriale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hetimi për Albanian Files, Berisha skeptik ndaj SPAK: Si të mendosh se do shohësh veshin pa pasqyrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe familjarë të tij për përvetësimin e 221 mijë metrave katrorë tokë në zonën...
13:07 | 09/11/2026

Pas muajsh bllokimi, rikthehet Reforma Zgjedhore në Kuvend

Pas një periudhe disa mujore pa zhvillime konkrete, Reforma Zgjedhore rikthehet sot në tryezën e diskutimeve parlamentare. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të...
08:29 | 09/11/2026

Eksperti Faik Basha: Është e pavërtetë të thuhet se studentët janë në protestë

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, eksperti i sigurisë Faik Basha deklaroi se studentët e përfshirë në protestë përbëjnë vetëm një pjesë të vogël...
21:59 | 07/11/2026