Shqiptarët në Luginën e Preshevës arritën të sigurojnë 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar, pas zgjedhjeve të zhvilluara këtë të diel në Serbi. Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, doli i pari në garë, duke marrë 4 769 vota. Lidhur me rezultatin ka reaguar edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ka përgëzuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për pjesëmarrjen në votime dhe mbështetjen e dhënë.