Ndërpritet ndriçimi në fushat sportive dhe parqet publike në Rahovec

Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit ka njoftuar se do të ndërpritet përkohësisht ndriçimi në fushat sportive të hapura dhe hapësirat rekreative të parqeve publike.
Sipas njoftimit të kësaj drejtorie, masa po ndërmerret për shkak të ngarkesës së madhe të energjisë elektrike dhe nevojës për reduktimin e ngarkesës në rrjet.
“ Kjo masë zbatohet gjatë periudhës së dimrit, kur shfrytëzimi i këtyre hapësirave është i kufizuar”, thuhet në njoftim.
Drejtoria për Shërbime Publike ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, pa dhënë një afat të saktë se kur do të rikthehet ndriçimi në këto hapësira. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 minutë më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





































