Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se energjia është një nga çështjet kyçe për Kosovën dhe zhvillimin e ekonomisë së saj.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka theksuar se mbi 1 miliard euro të shpenzuara për blerjen e energjisë elektrike, varësia e madhe nga importi, çmimi i lartë i rrymës dhe mosrenovimi i bllokut B1 për gjashtë vjet, janë çështje që kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie.


Ai ka thënë se kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm në duart e Prokurorisë, por kërkon edhe hetim dhe debat parlamentar.

Tahiri ka bërë të ditur se të enjten do të hapet debati parlamentar për krizën energjetike, duke theksuar se pasojat e saj po rëndojnë mbi qytetarët dhe po e frenojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Energjia nuk është vetëm çështje e rrymës, por e ekonomisë, e mirëqenies së qytetarëve dhe e së ardhmes së Kosovës”, ka deklaruar Tahiri. /Telegrafi/