Dhjetëra fëmijë me të vjella e dhimbje barku edhe nga uji i dushit, Ujësjellësi kërkon rritje tarifash!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.11.2026, 13:57

Një situatë e rëndë shëndetësore dhe shqetësuese është ngritur nga qytetarët e Vlorës, ku dhjetëra fëmijë e të rritur po shfaqin probleme shëndetësore për shkak të cilësisë së ujit të pijshëm dhe furnizimit me të.

Sipas dëshmive të qytetarëve, fëmijët po sëmuren rëndë jo vetëm nga konsumimi i ujit por edhe nga larja në dush me këtë ujë, duke shfaqur simptoma të theksuara si të vjella dhe dhimbje të forta barku.

Një qytetar shprehet se vajza e yik u sëmur rëndë pasi bëri dush mbrëmjen e të shtunës dhe simptomat nisën pasditen e së dielës.

Situata ka shkaktuar alarm në spital, ku mbrëmjen e kaluar shërbimi i pediatrisë ka qenë i mbingarkuar, duke sjellë madje edhe bllokim të rrugës nga automjetet që transportonin fëmijët drejt spitalit. Prindërit ngrenë pyetjen e fortë: Kush mban përgjegjësi për këtë situatë kritike që po rrezikon shëndetin e fëmijëve?

Por ndërkohë që qytetarët po ballafaqohen me mungesë shërbimi dhe rrezik për shëndetin, Ujësjellësi ka ndërmarrë një tjetër hap skandaloz. Janë dorëzuar dokumentet pranë Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për rritjen e tarifave të çmimit të ujit.

Kjo kërkesë vjen në një kohë kur Vlora vuan furnizimin me ujë, i cili aktualisht vjen vetëm 4 orë në ditë.

Problematika nuk prek vetëm Vlorën. Mësohet se shoqëritë e ujësjellësave për qytete të tjera, si Durrësi, Lushnja, Fieri, Kukësi, Dibra dhe Saranda, kanë dorëzuar gjithashtu dokumentet për aplikimin e tarifave të reja, duke rritur më tej presionin financiar mbi qytetarët për një shërbim që mungon ose cilësia e të cilit lë për të dëshiruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit