Një qen ka dëshmuar se bora nuk është vetëm për lojëra, por edhe për “krijimin e veprave të artit”.

I entuziazmuar nga dita me borë, ai ka gjetur një mënyrë të veçantë për të bërë topa bore, duke përdorur putrat e tij.


Videoja e tij ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa shkathtësia e pazakontë e qenushit ka marrë vëmendjen e përdoruesve. /Telegrafi/