Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka folur lidhur me mundësinë që Ilir Alimehmeti të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Bardhi e vlerësoi Alimehmetin si një kandidaturë shumë të mirë, por theksoi se përzgjedhja duhet të kalojë përmes dialogut dhe strukturave të Partisë Demokratike.
“Z. Alimehmeti do të ishte një kandidaturë e shkëlqyer e opozitës për Tiranën. Megjithatë, unë nuk dua të shpall kandidatura nga media, për shkak se, së pari, duhet t’i japim mundësi këtij dialogu dhe këtij konsensusi të gjerë që unë po flas, dhe së dyti, do të duhet t’i japim hapësirën e vet organeve brenda PD-së për caktimin e kandidatëve zyrtarë të PD-së. Por po, z. Alimehmeti është një kandidat që, në vlerësimin tim, do të ishte një ofertë shumë serioze, shumë e mirë, përballë kandidaturës së Ramës në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Bardhi në A2CNN.