Ikona e xhudos shpall kandidaturën në zgjedhjet presidenciale në Francë
Teddy Riner, pesë herë kampion olimpik në xhudo për Francën, njoftoi të hënën se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në vend.
“Unë quhem Teddy Riner dhe sot, po jua them ballë për ballë, jam kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027”, tha sportisti 37-vjeçar në njoftimin e papritur në rrjetet sociale.
Në një intervistë për gazetën “Le Parisien”, të botuar të hënën, Riner tha se ai pozicionohet si dikush që “nuk është as i krahut të djathtë, as i krahut të majtë” dhe shpreson të bëhet një “president që i bashkon njerëzit”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



