Rabiot, kundër arbitrave: Pranoni gabimet, po gënjyet dëmtoni futbollin italian!
Mesfushori francez reagoi pasi ish-arbitri Calvarese e konsideroi korrekt vendimin e Massa-s për të mos ndëshkuar me karton të kuq Marcandalli gjatë ndeshjes Genoa-Milan.
Fitorja 1-2 e Milanit në fushën e Genoa-s nuk e ka zbutur zemërimin e Rabiot për kartonin e kuq të munguar ndaj Marcandalli. Episodi ndodhi në minutën e 50-të, kur mbrojtësi i Genoa-s mbajti francezin rreth 60 metra nga porta. Rabiot kërkoi ndëshkimin maksimal si lojtari i fundit. Arbitri Massa dha “vetëm” të verdhë dhe këtë vendim e aprovoi edhe ish-arbitri Gianpaolo Calvarese.
Ky i fundit, nëpërmjet rrjeteve sociale, analizoi episodin në “Marassi”, duke e quajtur “të drejtë” vendimin e Massa-s, duke shtuar se “nëse do të kishte nxjerrë menjëherë të kuq, Var-i nuk do të ndërhynte”. Arbitri në një rast të tillë duhet të vlerësojë distancën nga porta, drejtimin e aksionit, mundësinë e mbajtjes ose fitimit të topit dhe në fund pozicionin dhe numrin e mbrojtësve.
Vendimi i Massa-s dhe arsyetimi i Calvarese nuk e kanë bindur Rabiot, i cili e ka kundërshtuar ish-arbitrin, duke komentuar: “Në jetë dhe në futboll mund të bëhen gabime, por duhet të dish t’i pranosh. Të gënjeni vazhdimisht nuk ju ndihmon të ecni përpara. Dhe është futbollit italian që vuan pasojat. Mendohuni!”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




