Paolo Di Canio ka kritikuar ashpër kapitenin e Juventusit, Gleison Bremer, për mungesën e festimit pas golit të barazimit 2-2 ndaj Fiorentinës. Ish-sulmuesi komentoi episodin në studiot e “Sky Sport”, duke vënë në dukje se mbrojtësi dukej i frikësuar se VAR-i mund t’ia anulonte golin, të shënuar në mënyrë të rastësishme me shpatull.
“Bremer, je kapiteni i Juventusit, po luan gjithçka dhe çfarë bën? Shënon dhe u thua me zë të ulët shokëve që po festojnë: ‘Mos u afroni, se tani na e anulojnë golin’. Por ti ke shënuar, festo! Jo sepse duhet të përfitosh padrejtësisht, por askush nuk e di nëse e ke prekur topin me dorë. Nuk është një episod i qartë. Festo fillimisht, pastaj, nëse ta anulojnë, nuk ka problem”.
Di Canio e ashpërsoi edhe më tej kritikën: “Je pulë, je ton! Nuk ke bërë ndonjë veprim të ulët. Nëse do ta anulonin, nuk do të ishte skandal, por këto janë episode që lënë dyshime”.
Goli u konfirmua nga arbitri dhe vulosi barazimin 2-2 mes Fiorentinës dhe Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serie A-së.







