
Prezantuesja britanike Maya Jama ka njoftuar largimin nga spektakli i njohur televiziv Love Island, pas tre vitesh dhe nëntë sezonesh në këtë format.
Përmes një mesazhi në Instagram, ajo bëri të ditur se ka ardhur momenti për të nisur projekte të reja profesionale. Maya falënderoi publikun, kolegët dhe ekipin e produksionit për eksperiencën që e cilësoi të paharrueshme.
Largimi i saj shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm në karrierën televizive të prezantueses, e cila u bë një nga figurat më të njohura të këtij formati.
Shfaq Komentet (0)

