Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë të ditur se nga 16 prilli deri më 8 nëntor 2026, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 vetëm gjatë javës së fundit.
Sipas IKShPK-së, rastet janë regjistruar në 23 komuna të vendit, ndërsa shumica e të prekurve janë fëmijë.
Mbi 95 për qind e personave të diagnostikuar me fruth kanë qenë të pavaksinuar me vaksinën MMR.
IKShPK ka bërë të ditur se gjatë këtij viti, përmes vaksinimit plotësues, janë vaksinuar mbi 4.069 fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç.
Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të kontaktojnë ekipet e vaksinimit në rast se u mungon ndonjë dozë.