Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11/2026 15:00

Një lidhje jashtëmartesore e kreut të një prej kompanive më të fuqishme të teknologjisë në botë është kthyer në çështje të sigurisë kombëtare amerikane. Jensen Huang, drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Nvidia-s, ka pranuar publikisht marrëdhënien me Alice Huang, një biznesmene kineze që, sipas shërbimeve amerikane të inteligjencës, dyshohet se përcillte informacione sekrete drejt Pekinit. Sipas gazetës New York Times, gruaja, e njohur edhe si Huang Le, kishte lidhje me kompaninë Megaspeed, me seli në Singapor, e cila është vënë nën hetim për dyshime se ka ndihmuar në dërgimin e çipave amerikanë të inteligjencës artificiale drejt Kinës. Në një mesazh drejtuar punonjësve, 63-vjeçari Jensen Huang pranoi tradhtinë bashkëshortore, duke kërkuar falje për dëmin që i kishte shkaktuar familjes. Bordi drejtues i Nvidia-s njoftoi nisjen e një hetimi të pavarur për të përcaktuar nëse gjatë kësaj marrëdhënieje janë komprometuar informacione konfidenciale të kompanisë apo të sigurisë kombëtare. Çështja bëhet edhe më delikate për shkak të marrëdhënieve të afërta të Huang me presidentin amerikan Donald Trump, të cilin ai e këshillon jozyrtarisht për zhvillimet në industrinë e inteligjencës artificiale. Sipas raportimeve, autoritetet amerikane dyshojnë se biznesmenja kineze mund të ketë siguruar informacione mbi qëndrimet e administratës Trump në garën teknologjike me Kinën. Presidenti amerikan deklaroi se kishte besim te drejtuesi i Nvidia-s, ndërsa pranoi se ishte informuar për dyshimet e inteligjencës rreth një vit më parë. Pekini i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke i cilësuar pretendimet për spiunazh si shpifje të pabaza. Skandali ka goditur edhe tregjet financiare. Aksionet e Nvidia-s ranë me rreth 5 për qind në platformën gjermane Tradegate, përpara hapjes së bursës amerikane.

Top Channel/ Shefi i kompanisë pranon lidhjen me një grua të dyshuar si spiune kineze
09/11 15:00
Top Channel/ SPAK kërkon 150 vite burg për Shullazin, Berishën dhe bandën e 2005-ës!
09/11 14:56
Top News -Një shekull e gjysmë burg për Shullazin e bandën e tij, SPAK e kryqëzon për vrasjet e 2005
09/11 14:41
Top News – PS dhe PD në tryezë për ‘Zgjedhoren’/ Berisha: Listat e hapura, kusht i domosdoshëm
09/11 14:30
Top Channel/ Nuk ka “paqe” mes PS dhe PD te “Zgjedhorja”, opozita braktis sallën, dështon mbledhja
09/11 14:22
Top News – Rastet e helmimeve në Vlorë. Ujësjellësi: Analizat nuk gjetën fekale në ujë
09/11 14:04
Top News – ‘Parlamentarizmi, në krizë’/ Gjetjet e KE, Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet!
09/11 14:04
Top News- Përplaset autobusi në Fier, panik tek pasagjerët, një grua e plagosur
09/11 13:36
Top Channel/ Braçe te “Ekonomia”: Inflacioni godet të varfrit, indeksimi është regresiv
09/11 13:36
Top News – Greku vjen në Rinas me kanabis. Lëndën narkotike e kishte futur në valixhe, arrestohet
09/11 13:30
Top Channel/ Kontaminimi i ujit të pijshëm në Vlorë, shtohen personat me të vjella e diarre
09/11 12:42
Top Channel/ SPAK kërkon 75 vite burg për Shullazin, Berishën dhe Ymerin për dy vrasje
09/11 12:42
Top Channel/ Kuqezinjtë nisin grumbullimin, Shqipëria përgatitet për Finlandën dhe Bjellorusinë
09/11 12:32
Top Channel/ Vlora qendër e kinemasë evropiane, bordi i “European Film Academy” zbarkon në Shqipëri
09/11 12:31
Top Channel/ Shtohen sipërfaqet me bathë, fermerët e Myzeqesë reduktojnë parcelat me grurë
09/11 12:29
Top Channel/ Tragjedi në Kretë, 20 emigrantë të vdekur dhe dy të zhdukur, arrestohen dy të dyshuar
09/11 12:28
Top Channel/ Aksident i rëndë në Durrës, 33-vjeçari bllokohet në makinë e nxjerrin zjarrëfikësit
09/11 12:27
Top Channel/ Arrestohet 50-vjeçari Robert Duka, grabiti 60 mijë euro në 3 minuta
09/11 12:27
Top News – Shqiptari fiton çmimin ‘Akrepi i Artë’. Rexhep Rexhepi krijon orën më të mirë në botë
09/11 12:16
Top News – Të rinjtë vuajnë nga stresi. Studimi i Gallup – Shkak, rrjetet sociale
09/11 11:46