Ish shefja e shërbimit informativ , Vlora Hyseni është nën hetim prej SPAK edhe për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Kjo situatë penale e ish funksionares vjen teksa prej 21 shtatorit mbahet nën arrest shtëpiak si dhe I ndalohet të dalë nga Shqipëria për dyshimet se ka nxjerrë akte secrete dhe ka përkrahur të kërkuarin. Kur edhe apeli I posacëm konfirmoi masën ndaj 42 vjecares duke u bazuar në komunikime telefonike , dy prokurorët e posacëm kanë vijuar me sekuestrime dokumentash të disa kompanive si dhe dërgim të letërporosive drejt Kosovës dhe Gjermanisë.