E hënë, 9 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Plagosi me drapër 67-vjeçarin, Gjykata lë në burg dajën e Zegjinesë
Lajme

Plagosi me drapër 67-vjeçarin, Gjykata lë në burg dajën e Zegjinesë

Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë në burg Bledar Bakajn, 52-vjeçarin që dyshohet se plagosi rëndë me drapër një 67-vjeçar në fshatin Suk të Roskovecit. Bakaj, i cili është daja i deputetes Zegjine Çaushi, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Masa e sigurisë “Arrest në burg” u caktua këtë të hënë nga gjyqtarja Bora Shaholli, pas kërkesës së Prokurorisë së Fierit. Sipas vendimit, 52-vjeçari do të qëndrojë në qeli deri më 17 dhjetor 2026, në përputhje me afatin e përcaktuar nga gjykata.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Suk, ku Bakaj dyshohet se u paraqit në banesën e familjes Grëmi dhe tentoi të merrte me forcë vajzën 34-vjeçare. Përballë tij doli babai i saj, Enver Grëmi, 67 vjeç, i cili kundërshtoi veprimin. Debati mes dy burrave degjeneroi në përplasje fizike, gjatë së cilës i moshuari dyshohet se u godit me drapër në këmbë dhe mbeti i plagosur rëndë.

Pas kësaj ngjarjeje qëndron një histori konflikti të mëparshëm mes familjes së vajzës dhe 52-vjeçarit. Në dëshminë e tij, Enver Grëmi ka treguar se disa muaj më parë Bakaj kishte krijuar kontakte me familjen, duke u ofruar ndihmë për gjetjen e një vendi pune për vajzën e tij, e cila vuante nga anemia dhe kishte probleme shëndetësore.

Sipas rrëfimit të 67-vjeçarit, më 26 maj ai dhe vajza ishin paraqitur në Spitalin Rajonal të Fierit për një vizitë mjekësore. Pas kontrollit, Bakaj dyshohet se e mori 34-vjeçaren me vete, duke i thënë të atit se do ta dërgonin me ambulancë drejt Tiranës.

Familja pretendon se për 45 ditë nuk pati asnjë kontakt me të renë dhe nuk dinte se ku ndodhej ajo. Pas rikthimit në shtëpi, 34-vjeçarja u kishte treguar prindërve se ishte mbajtur kundër dëshirës së saj dhe se ishte dhunuar seksualisht. Pas këtyre pretendimeve, ajo kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje pranë policisë.

Sipas dëshmisë së babait, konflikti që përfundoi me plagosjen e tij ndodhi pasi Bakaj u shfaq sërish në banesën e familjes, një natë përpara vendimit të gjykatës, me synimin për ta marrë vajzën. Kundërshtimi i të atit solli përplasjen fizike dhe përdorimin e draprit.

Ndërkohë, Prokuroria e Fierit vijon hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, si dhe për të verifikuar pretendimet e ngritura nga familjarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.