Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do ta vizitojë të mërkurën Norvegjinë, ku do të marrë pjesë në Forumin e së Ardhmes së Atlantikut, i cili do të mbahet në aeroplanmbajtësen britanike HMS Prince of Wales.
Gjatë vizitës në Oslo, Rutte do ta vizitojë anijen së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Wes Streeting, dhe ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Espen Barth Eide.
Sipas njoftimit të NATO-s, Rutte do të mbajë një fjalim kryesor në orën 18:10, sipas kohës lokale (CET).
Ndërsa, në orën 18:50, ai dhe Sekretari i Mbrojtjes britanik do të bëjnë deklarata të shkurtra për mediat.