Pajisjet e reja për shpërndarjen e protestuesve/ Hita: Janë dhuruar nga një vend partner! Deputeti i opozitës: A keni marrë topa akustikë nga Serbia? Ja si përgjigjet Drejtori i Policisë

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar transparencë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur me pajisjet speciale të përdorura nga policia gjatë menaxhimit të protestave në Tiranë.

Gjatë diskutimeve në Komisionin për Çështjet e Brendshme, Kapri ngriti shqetësimin për përdorimin e katër autobotëve me ujë dhe dronëve që kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë protestës.

Të lidhura

None found

Ai kërkoi gjithashtu informacion nëse është hetuar ndalimi apo dhuna policore ndaj gazetarëve, duke përmendur rastin e një gazetari holandez gjatë protestës së një dite më parë.

Në përgjigje, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita deklaroi se për automjetet e reja nuk është shpenzuar asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Sipas tij, pajisjet speciale, përfshirë autobotët, dronët dhe armët që përdoren në protesta, janë marrë në përdorim dhe janë dhuruar nga policitë partnere.

“Sa u takon automjeteve të reja, është harxhuar zero lekë nga buxheti i shtetit. Policia përdor pajisjet speciale që ka në përdorim dhe ato që përdor janë në bazë të ligjeve dhe VKM-ve përkatëse, duke filluar që nga mjetet speciale, autobotët, dronët apo pushkët që përdor në protestë. Ato janë marrë në përdorim dhe janë të dhuruara nga policitë partnere”, deklaroi Hita.

Po ashtu, Skënder Hita, hodhi poshtë pretendimet për praninë e ekspertëve serbë apo përdorimin e pajisjeve akustike të përmendura nga deputeti.

Debatet

Erald Kapri: Në menaxhimin e protestës është vënë re shtimi i disa pajisjeve, të 4 boteve të ujit, u evidentua përdorimi i dronëve që hidhnin gaz lotsjellës.

Dua të di nëse keni hetuar ndalimin e ose dhunën policore ndaj gazetarëve në protestë. Dje ka qenë një rast konkret, i gazetarit holandëz.

Unë dua të di nga kush i ka marrë dhuratë policia këto pajisje që ju i keni përdorur për të shpërndarë me dhunë protestën e studentëve në Tiranë?

Skënder Hita: Sa i takon automjeteve të reja është harxhuar zero lekë nga buxheti i shtetit. Policia përdor pajisjet speciale që ka në përdorim dhe ato që përdor janë në bazë të ligjeve dhe vkm përkatëse, duke filluar që nga mjetet speciale, autobotet, dronet apo pushkët që përdor në protestë. Ato janë marrë në përdorim dhe janë të dhuruara nga policitë partnere.

Erald Kapri: Kur unë kërkova përgjegjësi dhe informacion, ju e dhatë të cekët. Ju pyeta për pajisjet, thatë që janë dhënë në përdorim nga një vend tjetër, por nuk thoni nga kush vend kanë ardhur. Na duhet për transparencë. Nëse kanë ardhur nga një vendi i BE është çështje por nëse kanë ardhur nga një vend diktatorial apo gjysmë diktatorial është çështje tjetër. Në inventarin tuaj dhuratë keni top akustik i përdorur në Serbi, për të shpërndarë protestues? Keni marrë ekspertë nga Serbia që u ndihmojnë në menaxhimin e protestave?

Skënder Hita: Deputeti flet nga njoftimit apo lajmet që merr ne media, ku thotë kanë ardhur ekspertë serbe, apo pajisje zhurme që janë përdorur në Serbi. Asnjë nga këto nuk është përdorur. Nuk ka pasur asnjë punonjës policie të huaj që ka ardhur dhe ka marrë pjesë në menaxhim apo të na sugjeroje ndonjë gjë. Ti do të spekulosh dhe me shifrat dhe thëniet që thua.


Shtuar më 9.11.2026 15:14

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş