Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit u ngrit si çështje në Komisionin e Sigurisë, ku mori pjesë në diskutimet për buxhetin drejtoresha e Burgjeve. Sadleva Bodo. Ajo u pyet nga deputeti I Partisë Mundësia, Erald Kapri nëse ka pasur episode të tjera transferimesh që janë konsideruar sekret shtetëror dhe nëse ka ndonjë hetim për takimin mes ministrit Gogu dhe kryebashkiakut.