Një masiv rëre u shemb mbi tendat ku ishin strehuar personat e zhvendosur, në jug të Deir al Balah, në Rripin e Gazës, për shkak të reshjeve të shiut gjatë një stuhie, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave. Mbrojtja civile në gaza tha se ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për persona të zhdukur ndërkohë që videot e publikuara tregonin me dhjetëra njerëz në vendngjarje që përpiqeshin të ngrinin një pllakë të madhe guri, ndërsa të tjerë gërmonin poshtë saj me lopata. Zyrtarët paralajmëruan ndërkohë të zhvendosurit të mos i vendosin tendat e tyre afër masive të rërës apo grumbujve të dheut, vecanërisht në periudhat me reshje shiu, pasi ato përbëjnë kërcënim real për jetën e tyre.