Italia, Roberto Mancini është i bindur: Mund të arrijmë gjysmëfinalen e Nations League Kombëtarja U21 ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji ndaj Luksemburgut dhe Spanjës, dy sfida që do të luhen në Arenën Kombëtare. Janë këto dy ndeshje në kuadër të përgatitjeve për Evropianit të 21 vjeçarëve që do të zhvillohet vitin e ardhshëm me kuqezinjtë që janë të kualifikuar automatikisht duke qenë se Shqipëria është një prej vendeve organizatore të kompeticionit.
Në prag të këtyre dy sfidave, futbollistët Erald Maksuti dhe Ergis Arifi kanë folur për kanalet zyrtare të FSHF duke vlerësuar atmosferën pozitive në skuadër dhe rëndësinë e këtyre ndeshjeve në rrugëtimin drejt Europianit. Për Erald Maksutin e ekipi është gati të nisë punën për dy përballjet, ndërsa vlerëson edhe mundësinë për të luajtur sërish në “Arenën Kombëtare”, para tifozëve shqiptarë.
‘Atmosfera është shumë e mirë. Presim që të bashkohet i gjithë ekipi. Do të nisim stërvitjen dhe përgatitjet për dy ndeshje shumë të forta që i kemi me Luksemburgun dhe Spanjën. Janë ekipe të forta. Kemi luajtur me Luksemburgun, gjithashtu njohim edhe Spanjën, sepse është një fuqi botërore. Do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme që të arrijmë në Europian me rezultate më të mira. Të luash në “Air Albania” është kënaqësi, sepse luajmë para familjes dhe para një publiku të mrekullueshëm që kemi ne. Sa më shumë të jenë në numër, aq më shumë motivim do të jetë për ne-tha Maksuti.
Edhe Ergis Arifi vlerësoi rëndësinë e këtyre dy miqësoreve, duke nënvizuar se përballjet me Luksemburgun dhe Spanjën janë një mundësi e mirë për skuadrën për t’u përgatitur sa më mirë për Evropianin.
‘Atmosfera është shumë e mirë, presim të na bashkohen edhe lojtarë të tjerë dhe të vazhdojmë stërvitjen për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme. Kundërshtarët janë shumë të fortë. Kjo është gjë e mirë për ne, pasi Luksemburgu dhe Spanja janë dy ekipe shumë të forta. Na duhet të dalim me rezultate sa më të mira për të qenë gati për Europian. Është një privilegj për ne që të luajmë në ‘Arenën Kombëtare’. I ftoj që të jenë sa më të shumtë në numër, sepse edhe ne jemi më të motivuar me ta’. – theksoi Ergis Arifi.
Top Channel