Deputeti Erald Kapri ka ngritur dyshime për praninë në Shqipëri të një pajisjeje akustike të ngjashme me atë që është raportuar se është përdorur kundër protestuesve në Serbi, si dhe për përfshirjen e ekspertëve serbë në menaxhimin e tubimeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, duke deklaruar se policia shqiptare nuk disponon një pajisje të tillë dhe se asnjë efektiv i huaj nuk ka marrë pjesë në menaxhimin e protestave në vend.
Në debat ka ndërhyrë edhe Bledi Çuçi, i cili ka theksuar se mjetet e përdorura nga policia janë në përputhje me standardet perëndimore për përballimin e protestave të dhunshme, ndërsa ka përmendur edhe bashkëpunimin mes vendeve anëtare të NATO-s në fushën e sigurisë.
Erald Kapri: A keni top akustik që është përdorur në Serbi. Ështëraportuar se ëhstë përdorur për të shpëndarë protetsuesit, i dëmton nga pikëpamja edëgjimit dhe gjithcka tjetër. Keni marrë ekpsertë specialtë nga Serbia që iu ndihmojnë në menaxhimin e protestës.
Skënder Hita: Nuk janë të vërteta. Nuk janë përdorur dhe as nuk do përdoren. S’ka pasur asnjë punonjës policie të huaj që ka ardhur në Shqipëri dhe ka mare pjesë në menaxhimin e protestave. As topi nuk është prezent, asnjë nga keto ca thua ti. Ti vetëm do të spekulosh.
Bledi Çuçi: Mjetet janë të gjitha mjet që i lejojnë manulaet perëndimor epër proetsta të dhunshme që bëhen në të gjithë vendet perëndimore sot. Zero lekë ng abuxheti, kjo na mjafton, nëse doni informacion mund tia kërkoni me shkrim si deputet. Brenda vendeve të NATO ka bashkëpunim, jo vetëm për këtë gjë, por çdo gjë tjetër që lidhet me sigurinë.
