Në Prizren arrestohet një person i dënuar me pesë vjet burgim për narkotikë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ai ishte i dënuar me pesë vjet burgim efektiv për vepra penale që lidhen me narkotikët.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është bërë të hënën, rreth orës 11:00, pasi zyrtarët policorë kishin marrë informacione për vendndodhjen e personit të kërkuar.

Pas lokalizimit dhe ndalimit të automjetit me të cilin po udhëtonte, policia ka kontrolluar tre personat që ndodheshin brenda tij.

Gjatë kontrollit, te njëri prej personave është gjetur dhe sekuestruar rreth shtatë gramë substancë e dyshuar si kokainë.

I dyshuari për posedimin e substancës narkotike, së bashku me provat materiale, i është dorëzuar Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren për procedura të mëtejshme, ndërsa personi i tretë është liruar pas verifikimeve.

Policia ka bërë të ditur se në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prizren është formuar edhe një grup i veçantë operacional, i cili merret me identifikimin dhe arrestimin e personave ndaj të cilëve janë lëshuar urdhërarreste aktive.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika