Rreth 450 deri në 500 mijë qytetarë në të gjithë vendin përdorin transportin publik, por kostoja e këtij shërbimi dhe barra fiskale mbi operatorët rrezikojnë të bëhen edhe më të rënda. Kështu është shprehur Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në letrën e drejtuar Kuvendit me një paketë kërkesash për lehtësira fiskale, në kuadër të diskutimeve për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2027. Operatorët kundërshtojnë rritjen e propozuar të TVSH-së nga 20 në 21% dhe kërkojnë që transporti publik të përfitojë një normë të reduktuar prej 6% duke e konsideruar atë shërbim bazë për familjet.