Rreth 90 qytetarë janë paraqitur gjatë javës së fundit në repartin infektiv të Spitalit Rajonal të Vlorës, me simptoma si diarre, të vjella dhe probleme gastrointestinale. Rastet e regjistruara kanë shtuar shqetësimin e qytetarëve, të cilët ngrenë dyshime se shkak mund të jetë bërë ndotja e ujit të pijshëm. Disa prej tyre pohojnë se kanë pasur shqetësime të ngjashme shëndetësore gjatë ditëve të fundit, ndërsa të tjerë shprehen se nuk kanë pasur probleme dhe se për konsum përdorin kryesisht ujë të ambalazhuar. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.