Kombëtarja angleze pëson ndryshime në prag të dy ndeshjeve të fundit të Nations League ndaj Kroacisë dhe Spanjës.

Trajneri i Tre Luanëve, Thomas Tuchel humbi shërbimin e mbrojtësit të Manchester City, Marc Guehi të cilin e zëvendësoi me futbollistin e Neëcastle, Dan Burn.

Guehi nuk e luajti të plotë ndeshjen e Premier League me Nottingham për shkak të një problemi fizik dhe kështu trajneri gjerman i Anglisë vendosi ta lërë jashtë skuadre duke thirrur Burn i cili që nga debutimi në muajin mars të vitit të kaluar, ka zhvilluar 11 ndeshje me kombëtaren angleze.

Anglia që e nisi grumbullimin këtë të hënë në qendrën stërvitore të Tottenham, do të presë Kroacinë në Ëembley dhe më pas do të luajë ndaj Spanjës në Metropolitano në Madrid, në dy ndeshje që do të përcaktojnë se cila skuadër do të fitojë Grupin A3 të Nations League. Pas 4 ndeshjeve të para, është Spanja që kryeson me 12 pikë të plota, ndërsa Anglia ka 9 pikë. Nëse Anglia nuk fiton ndaj Kroaciseë dhe La Roja do t’i imponohet Çekisë, skuadra kampione e botës do të mbyllë matematikisht këtë çështje.

Top Channel