Këtë të hënë Gjykata e Fierit caktoi masën “Arrest në burg” deri më 17 dhjetor për Bledar Bakajn, dajën e deputetes Zegjine Çaushi, i dyshuar se plagosi me drapër babanë e një 34-vjeçareje në Roskovec.
Ngjarja ndodhi më 13 shtator në fshatin Suk, kur 52-vjeçari dyshohet se shkoi në banesën e familjes Grëmi për të marrë me forcë vajzën. Babai i saj, Enver Grëmi, e kundërshtoi dhe gjatë përplasjes mbeti i plagosur në këmbë.
34-vjeçarja kishte denoncuar më herët se Bakaj, pasi i kishte premtuar një vend pune, e kishte mbajtur për 45 ditë kundër dëshirës së saj dhe e kishte dhunuar seksualisht. Ajo kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje në muajin gusht.