AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Letra për redaktorin

Armela Krasniqi: Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile

Kryetarja e AMA mbron gjobat ndaj televizioneve për transmetimin e thirrjeve për dhunë, duke argumentuar se ato lidhen me përgjegjësinë editoriale dhe zbatimin e ligjit, jo me censurimin e kritikës ndaj qeverisë.

BIRNBIRNngaBIRN
6 minutes më parë
në Letra për redaktorin
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”

Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar.

Nuk është një kritikë ndaj qeverisë. Nuk është një metaforë politike. Është një thirrje e drejtpërdrejtë për luftë civile dhe përdorim armësh.Në të njëjtën periudhë, në ekranet tona janë dëgjuar thirrje për pushkatime, djegie institucionesh, përdorim eksplozivi, kërcënime ndaj familjarëve të punonjësve të policisë dhe paralajmërime për dëmtimin e pronës apo ekspozimin publik të të dhënave personale. Këto deklarata janë pjesë e debatit që po zhvillohet sot mbi lirinë e shprehjes, përgjegjësinë editoriale dhe gjobat e vendosura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Por debati nuk mund të zhvillohet vetëm mbi masat administrative, duke lënë jashtë përmbajtjen që i ka shkaktuar ato.

Përpara se të diskutojmë nëse një gjobë përbën censurë, duhet të lexojmë çfarë është transmetuar.

Çfarë është thënë në ekranet tona?

Gjatë monitorimeve të AMA-s janë evidentuar deklarata të tilla:

“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”

“Janë një parti kriminale që duhet zhdukur me revolucion, me përmbysje me armë, kjo qeveri, ky parlament.”

“Ulsi Manja duhet pushkatuar.”

“Ku i kanë fëmijët mor ata policë, ku i kanë familjet […] s’kisha nejt pa shku me ja vu dinamitin asaj shpie, ose shishe me benzinë me i djeg të gjithë mrena.”

“Tritol i duhet vënë Gjykatës së Lartë.”

“Nëse duhet djegur diçka, digjni shtëpinë e ministres.”

“Të gjitha bankat t’i djegin […] çdo institucion ta djegin […] e para nga Parlamenti.”

“Thyeni, thyeni çfarë t’ju dojë qejfi.”

“Protestuesit duhet t’u shkojnë në shtëpi 140 deputetëve të Parlamentit.”

“Mirë ja kanë bërë dhe asaj. Flakën t’i vënë dhe asaj. T’ia vënë dhe SHQUP-it këtu njëherë.”

“Të dalin me hekura e me gurë […] policat […] duhen djegur.”

“Ata policët janë qen e zagarë […] duhet të ishin çuar në litar.”

“Në fund Rama do të tërhiqet zvarrë. Nuk mund të mos tërhiqet zvarrë.”

“Kanë djegur pak, kanë shkatërruar pak.”

“Do t’ju çajmë gomat.”

“Ju dimë ku jeni.”

“Mësuesja ka rrezikuar totalisht të ardhmen e familjes së vet. S’po them me jetë, por me poshtërim publik, PO!”

“Edhe ajo makina e saj mbase do dëmohet nga nxënësit e saj.”

“Do ta gjejmë targën e makinës […] deri dhe adresën e shpisë, deri dhe libër shpie.”

“Edhe br.kët nga koka do jua heqim. Edhe br.kët e grave tuaja nga koka do jua heqim”.

Përmbajtja e këtyre deklaratave në ekran është një fakt që nuk mund të anashkalohet.

A mund të trajtohen thirrjet për luftë civile, pushkatime, përdorim armësh dhe djegie familjesh si opinione të zakonshme politike?

A mund të konsiderohet kritikë ndaj pushtetit kërcënimi për të identifikuar familjarët dhe adresën e banimit të një drejtueseje shkolle, apo paralajmërimi se prona e saj mund të dëmtohet?

Këto janë pyetje që lidhen drejtpërdrejt me kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë për përmbajtjet e transmetuara.

Përgjegjësia editoriale nuk përfundon kur fillon transmetimi live

Në një prej rasteve të monitoruara, pasi një telefonues kërcënoi se do të përdorte dinamit ose benzinë për të djegur familjarët e policëve brenda banesës, reagimi i moderatorit ishte: “Kuptoj…”.

Në një tjetër transmetim, pas deklaratës se kryeministri “do të tërhiqet zvarrë”, moderatori pyeti: “Si do të tërhiqet zvarrë?”, ndërsa i ftuari përsëriti: “Nuk mund të mos tërhiqet zvarrë”.

Në një rast tjetër, pas deklaratave për familjen, automjetin dhe adresën e një drejtueseje shkolle, moderatorja ndërhyri: “Të mos bëjmë kërcënime publike”. I ftuari iu përgjigj: “Jo, duhet publikisht, e bëra me përgjegjshmëri të plotë”. Të gjitha këto situata tregojnë pse përgjegjësia editoriale duhet shqyrtuar në kontekstin e plotë të transmetimit. Një moderator nuk mund të parashikojë çdo deklaratë të një të ftuari. Megjithatë, mënyra se si reagon pasi deklarata është bërë ka rëndësi.

A e kundërshton? A kërkon sqarim? A distancohet nga thirrja për dhunë? A e ndërpret? Apo e lë atë të kalojë pa një qëndrim të qartë?

Përgjegjësia editoriale nuk është kontroll paraprak i mendimit. Është përgjegjësi për përmbajtjen që televizioni i përcjell publikut. Dhe, kjo përgjegjësi ekziston edhe në transmetim të drejtpërdrejtë.

Standardi europian: Rasti i Letonisë

Më 21 tetor 2020, në një emision politik të kanalit rus, një pjesëmarrës bëri thirrje që drejtuesja e opozitës bjelloruse, të merrej me forcë nga Vilniusi dhe të varej në sheshin qendror të Minskut. Në shkurt 2021, rregullatori letonez vendosi ndalimin për 12 muaj të ritransmetimit të kanalit, pas një sërë shkeljesh serioze që lidheshin me nxitjen e dhunës, urrejtjes dhe konfliktit ushtarak. Komisioni Europian e shqyrtoi masën dhe, më 7 maj 2021, vlerësoi se ajo ishte e justifikuar, proporcionale dhe në përputhje me të drejtën e Bashkimit Europian. Komisioni nuk e vendosi vetë ndalimin. Ai vlerësoi ligjshmërinë e masës së marrë nga autoriteti rregullator letonez. Rasti përfshinte disa transmetime dhe shkelje serioze, prandaj nuk mund të barazohet automatikisht me një deklaratë të vetme në një studio shqiptare. Por, ai dëshmon një parim të rëndësishëm: Liria e medias dhe karakteri politik i një debati nuk e përjashtojnë zbatimin e rregullave kundër nxitjes së dhunës. Po aq i rëndësishëm është fakti se dhuna ndaj një individi nuk bëhet më e pranueshme vetëm sepse ai është figurë politike. Një drejtues opozite apo një kryeministër mund të kritikohen ashpër, të kundërshtohen dhe t’u kërkohet largimi nga pushteti. Por, kjo nuk e përjashton mbrojtjen e tyre nga nxitja e dhunës fizike.

Çfarë thotë Gjykata Europiane?

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka përcaktuar se liria e shprehjes është një nga themelet e shoqërisë demokratike. Ajo mbron edhe deklaratat që tronditin, shqetësojnë apo fyejnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për kritikën politike dhe çështjet me interes publik. Gjykata ka bërë një dallim thelbësor ndërmjet kritikës së ashpër dhe deklaratave që nxisin ose justifikojnë dhunën.

Në jurisprudencën e saj, Gjykata ka theksuar se deklarata të tilla duhen vlerësuar duke marrë parasysh fjalët e përdorura, kontekstin politik e shoqëror, mënyrën e përhapjes dhe mundësinë e pasojave të dëmshme. Edhe përgjegjësia e medias ka qenë objekt i shqyrtimit të saj. Gjykata ka njohur rëndësinë e veçantë të mediave audiovizive, për shkak të ndikimit të tyre të menjëhershëm dhe të fuqishëm te publiku.

Fakti që një deklaratë është bërë nga një i ftuar dhe jo nga gazetari nuk e përjashton automatikisht përgjegjësinë e medias. As transmetimi i saj nuk sjell automatikisht përgjegjësi. Duhet shqyrtuar i gjithë konteksti editorial: Reagimi i moderatorit dhe nëse transmetimi informon publikun apo kontribuon në përhapjen dhe normalizimin e thirrjeve për dhunë.

Pra, standardi europian nuk kërkon heshtjen e medias. Ai kërkon që liria editoriale të ushtrohet së bashku me përgjegjësinë për përmbajtjen që i përcillet publikut.

11 nga 15 televizionet e mëdha të vendit

Në Shqipëri janë 15 televizione të mëdha që transmetojnë free-to-air në të gjithë territorin e vendit, pra që mbërrijnë pa pagesë te publiku. Nga këto, 11 kanë transmetuar përmbajtje të evidentuara në monitorimet e AMA-s për rastet që po diskutohen. Ky është një fakt që duhet marrë parasysh edhe në debatin mbi lirinë dhe pavarësinë e medias.

Në shumë prej këtyre ekraneve janë transmetuar kritika jashtëzakonisht të ashpra ndaj qeverisë, deri te deklarata për përmbysje me armë, djegie institucionesh dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të shtetit. Kjo nuk provon vetvetiu pavarësinë e plotë të medias, e cila varet edhe nga faktorë të tjerë. AMA vëren se në këto ekrane ka hapësirë për shprehje politike jashtëzakonisht të ashpra.

Këtu duhet bërë një dallim thelbësor.

Të jesh kritik ndaj qeverisë nuk të përjashton nga zbatimi i ligjit. Të marrësh një sanksion për një përmbajtje të caktuar nuk do të thotë automatikisht se je ndëshkuar për qëndrimin tënd politik.

Nëse një shkelje evidentohet në një televizion, AMA duhet ta shqyrtojë.

Nëse evidentohet në 11 TV, duhet t’i shqyrtojë të 11 rastet.

Zbatimi selektiv i ligjit do të ishte shumë më shqetësues sesa numri i subjekteve që përfshihen në një procedurë monitorimi.

47 gjoba administrative gjatë vitit 2026 që rrëzojnë teorinë e një fushate

Deri më 9 nëntor 2026, AMA ka vendosur 47 gjoba administrative, prej të cilave 27 lidhen me përmbajtjet e transmetuara.

Këto masa janë pjesë e veprimtarisë së vazhdueshme të institucionit.

AMA monitoron transmetimet, shqyrton ankesat, evidenton shkeljet e mundshme dhe ndjek procedurat e parashikuara në ligj. Kjo punë nuk ka filluar me protestat dhe nuk përfundon me to. Numri i gjobave, i marrë veçmas, nuk provon as censurën, as ligjshmërinë e çdo vendimi. Secila masë duhet vlerësuar mbi bazën e provave, ligjit dhe proporcionalitetit. Një autoritet rregullator nuk mund të zgjedhë të mos veprojë vetëm sepse zbatimi i ligjit mund të shkaktojë kundërshtime publike.

Pavarësia institucionale nuk provohet duke mos marrë vendime. Provohet duke marrë vendime të argumentuara, të paanshme dhe të kontrollueshme nga organet kompetente dhe gjykatat.

Përgjegjësia është ndaj publikut

Televizionet që transmetojnë pa pagesë hyjnë çdo ditë në shtëpitë e qytetarëve. Programet e tyre ndiqen nga familje, të rinj dhe fëmijë. Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile, për përdorimin e granatave, për pushkatim apo për djegien e njerëzve brenda banesave, deklarata nuk mbetet vetëm mes pjesëmarrësve në debat.

Ajo i përcillet publikut.

Pikërisht për këtë arsye ekziston përgjegjësia editoriale dhe ligji parashikon detyrime për transmetuesit. AMA ka publikuar, prej një jave në faqen e saj zyrtare dhe në rrjete sociale, videot e përmbajtjeve të evidentuara dhe BIRN mund t’i hidhte një sy. Qytetarët mund t’i dëgjojnë, të vlerësojnë kontekstin dhe të krijojnë gjykimin e tyre. Vendimet e institucionit mund të kritikohen dhe të kundërshtohen në rrugët ligjore. Ky është një element thelbësor i shtetit të së drejtës. Shqyrtimi i përmbajtjeve që mund të nxisin dhunën është gjithashtu një detyrim ligjor.

Një institucion i pavarur nuk mund të heshtë përballë shkeljeve vetëm sepse vendimet e tij mund të jenë të papëlqyeshme. Një media e lirë nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësia editoriale.

Liria e shprehjes dhe gazetaria kritike duhen mbrojtur!

Thirrjet për dhunë nuk duhen normalizuar!

 

Armela Krasniqi: Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile

15:40 | 09/11/2026
Raporti i AMA: Televizionet abuzuan gjatë pandemisë me reklama për barnat

Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes

08:03 | 09/11/2026
palazzo adriano 1

Arbëreshët në Siçili i kthejnë sytë nga Shqipëria për zhvillimin e turizmit kulturor

08:03 | 08/11/2026
miniera bulqize 1

Shembja e masivit të gurëve i merr jetën minatorit në Martanesh

18:48 | 07/11/2026
Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Trafikuan mbi 60 ton kokainë, SPAK çon për gjykim organizatën e drejtuar nga Çopja-Çela

16:44 | 07/11/2026
dosje gjyqesore

Raporti: Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive SLAPP

08:04 | 07/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.