Alphadjo Cisse është njeriu i momentit te Milan. Talenti krijues i “kuqezinjve” ka marrë madje edhe një ftesë për në kombëtaren e Italisë nga Roberto Mancini, dhe ai ka treguar historinë që fshihet pas vendimit të parë të madh në karrierën e tij futbollistike:
“Grupi i WhatsApp-it me miqtë e mi u çmend: ‘Alpha, a është e vërtetë?!’ Dhe unë u përgjigja: ‘Po çuna, po!’ Nuk doja të bëja zgjedhjen e gabuar: PSV më donte menjëherë, ndërsa Milani ishte i gatshëm të më lejonte ta përfundoja sezonin në Serie B. Të dyja janë klube të mëdha, por Milani… si mund ta shpjegosh vallë? Përjetoja një përzierje emocionesh.
“Prindërit e mi, – ka shpjeguar ai për Cronache di Spogliatoio, -më thanë të qëndroja i qetë dhe se më e mira nuk kishte ardhur ende. Vendosëm se kjo ishte zgjedhja e duhur. Dhe duke parë se si po shkojnë gjërat, mund të them se kishim të drejtë”.
Për muajin tënd të parë te Milani: “Herët e para që vizitova Milanellon, ishte për trajtimin e një dëmtimi. Milani më kishte lejuar të qëndroja te Catanzaro, por vetëm pak ditë më vonë, u dëmtova. Në fakt, kisha dyshime serioze: ‘Po vij te Milani i dëmtuar… të shohim si do të shkojë kjo punë.’
“Pikërisht për këtë foli Amorim me mua kur u takuam për herë të parë: u përqendruam te dëmtimi dhe ai më shpjegoi se çfarë priste nga unë në fushë. Është një njeri i mrekullueshëm, që di vërtet si të punojë me lojtarët e rinj. Dhe di si të më mbajë me këmbë në tokë – edhe pse unë nuk jam nga ata njerëz që e humbasin lehtë kontrollin apo e teprojnë me entuziazmin”.







