Mourinho shpallet trajneri i muajit në La Liga pas tetorit perfekt

9 Nëntor 2026 | 15:57

Jose Mourinho është shpallur zyrtarisht trajneri më i mirë i muajit tetor në La Liga, pas rezultateve të shkëlqyera të Real Madridit.

Skuadra e drejtuar nga portugezi i fitoi të tri ndeshjet e kampionatit gjatë muajit tetor, duke mposhtur Villarrealin me rezultat 1-0, Sevillan 4-1 dhe Barcelonën 2-1 në El Clasico.

Fitorja ndaj rivalit të madh katalunas ishte kulmi i një muaji perfekt për “Los Blancos”, ndërsa Mourinho fitoi garën për këtë çmim përballë Diego Simeones dhe Pellegrino Matarazzos.

Ky është çmimi i parë i këtij sezoni për Mourinhon, i cili pas një tetori me 100 për qind fitore konfirmon edhe një herë pse vazhdon të njihet si “The Special One”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hoeness: Musiala mund të mos kthehet kurrë në formën e tij më të mirë

Sulmuesi i Bayern Munich, Jamal Musiala, mund të mos e rifitojë kurrë nivelin e performancës që kishte dikur, tha presidenti i klubit, Uli Hoeness. 23-vjeçari...
13:20 | 09/11/2026

Nga Kupa e Botës te titulli në Kili, histori suksesi për Vozinhan, ngre trofeun me ekipin e tij të ri (VIDEO)

Vozinha i shtoi një sukses të madh futbollistik CV-së së tij , teksa portieri 40-vjeçar nga Kepi i Gjelbër festoi fitimin e kampionatit kilian me...
12:08 | 09/11/2026

Dëmtimi në këmbën e djathtë, Neuer do të jetë jashtë fushës së blertë për 2 muaj 

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, pësoi një këputje të pjesshme të ligamentit në këmbën e djathtë dhe do të jetë jashtë loje për disa...
10:57 | 09/11/2026